RRETH VIDASUS

VIDASUS Destileria Nivokaz është krijuar në vitin 2019 dhe përfaqëson një familje të numërt të prodhimeve alkoholike – prej ginit Dukagin e deri te vodka Vodkullë dhe likeri Zanë, Dashni me Brina. Andrra e Syrrush.

Të gjitha prodhimet  Vidasus përmbajnë errëza e fruta të maleve e fushave të Kosovës, me qëllim të sinqertë të promovimit të ekonomisë lokale dhe pasurive natyrore të vendit tonë.

Themeluesi i komanpanisë VIDASUS, Ali Alijaj, dijeninë dhe pasurinë e fituar në mërgim e ktheu në Kosovë për ta investuar në ndërtimin e destilerisë që gjendet në fshatin e tij Nivokaz.  Me këtë, Aliu i ka dhënë investimit të tij dimenzion shpirteror, perveç atij ekonomik, duke e kthyer gjallërinë e prosperitetin në fshatin e tij të origjinës.

Për më tepër, ju ftojmë të na ndiqni edhe në rrjete sociale ku mund të informoheni për prodhimet tona, referencat e konsumutorëve tanë si dhe ngjarjet promovuese të kompanisë VIDASUS në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera.

@vidasusdestilery

Artizanale

Prodhimet VIDASUS janë prodhime artizanale të cilat punohen në pjesën më të madhe në metodën tradicionale, duke u kujdesur që të arriturat e industrisë moderne të përdoren në menyrë te mençur e të kufizuar, ashtu që puna e dorës të mbetet esenca dhe shpirti i pijeve të krijuara në VIDASUS. Qëllimi është që të prodhohen pije alkoholike me cilësi, duke promovuar në të njejtën kohë trashëgiminë kulturore të metodës tradicionale të destilimt.

UEB FAQJA E VIDASUS

Faqja jonë në internet ju ofron një pamje më të detajuar mbi produktet tona, historinë tonë dhe vlerat që ne përfaqësojmë. Ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet sociale dhe të na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth pijeve tona alkoolike të cilat kanë frymën e kulturës dhe traditës shqiptare, të përpunuara me kujdes për të plotësuar shijet më të fina të konsumatorëve tanë të dashur.

Synimi

Që  nga themelimi  si pikenisje e kemi  kriijimin e një brendi vendor te alkoholit që ofron cilesi dhe mbi te gjitha, konsistencë të saj! Ne synojmë të prodhojmë me lëndë të parë vendore, të cilat i përmabajnë të gjitha ato që nevojiten për te krijuar një shije kualitative të prodhimeve me vulën VIDASUS!

VIDASUS vepron që nga viti 2019

NA KONTAKTONI

Kontakti

Social Media

THE VIDASUS DISTILLERY NIVOKAZ

Copyright 2025 © All rights Reserved.